Pershendetje !

Kam hasur ne shume pyetje nga myslimanet (libanez, pakistanez) te cilet pyesin se ciles fe i perkas, u kam thene bektashinje (dhe se jam nga ana e myslimaneve por jo mysliman komplet) po ata nuk e kane degjuar ndonjehere dhe pasi ua kam shpjeguar pak (me aq sa di) me kane thene qe o je mysliman ose jo mysliman ?

Tani pyetja ime eshte per ju qe keni info te mirefillta rreth kesaj a mund te ma shpjegoni pak se cilet jane bektashinjte dhe a mund te quhen myslimane?

162 Komente

Pyet Baba Reshatin me mire. Por per mua bektashijnte nuk jone myslimane. Kjo eshte nje fe autoktone shqipetare e bome nga halli.

Baba Reshati ka vdek.Pak me ngadale kur qeshni kot me kot

Respekte ,ka qen njeri zotni

me ket pytjen "gjalle eshte" prite se po te vjen me noi pergjigje te tipit "vdeksh vete ishalla" smiley

rrofsh çimo

pash linkun tek dritarja e komenteve e kujtova se po i pëgjigjeshe dikujt:

http:/ bektashi or derr.com/ shqip

(po t' them)

Bektashinjte jane Myslimane Shiite por kane shume gjera qe i bejne me te afert me te Krishteret se me Sunitet, te cilet jane me 'hard core'... sidomos Bektashizmi shqiptar, qe eshte nje forme shume e bute e kesaj rryme te Islamit. Bektashijnjte mund te shpjegohen me shume si 'spiritual' se 'religious'. ... Edhe keta, si Shiitet tjere, I besojne Hazreti Alise, dhenderit te Muhametit (me duket se dhender ishte)... pine raki, kendojne, kane fotografi ne teqe (lloj ikonash), etj. Sunitet zakonisht jane keta qe duan ta bejne gjithe boten myslimane, me qef ose pa qef... (nuk them se te gjithe jane extremiste, por zhurme shume bejne)!

Irani eshte i vetmi vend me shumice Shiite ku politika dhe feja jane ngaterruar, duke e marre nje forme shume konzervative te shiitizmit.

 

Bektashinjte jane nje sekt spiritual sufist i fese islame. Jane nen-grupim shiite, per shkak te besimit tek Aliu, por jane me mistik se rrjedha e pergjithshme.

S'kuptova gje prej gjeje nga cfare the. Kaq e veshtire eshte te shkrush thjesht qe te kuptohesh?

S'mund te shkruash thjeshte per Bektashinjte.smiley A e di cfare eshte Sufizmi?

bektashinjte jane bektashi. se kuptova mire pyejtjen.smiley

Bektashinjte jane nje dege e shiiteve,por kujdes me ata miqte libaneze dhe pakistaneze,se nuk i kane edhe shume qejf dhe mund te shtremberojne buzet smiley ose edhe me keq akoma

Sekti me liberal i islamit alevist prandaj dhe jane perndjekur gjithandej(nese nuk jam gabim ende edhe sot ne Turqi nuk lejohen). Urdheri i Bektashinjve kishte lidhje te ngushta me korpusin e jenicereve ne ushtrine Otomane(Ali Pasha vete ishte bektashi) Ne fakt para ligjeve te tanzimatit thuhet se humica e muslimaneve shqiptare ishin bektashinj.

Disa studjues i lidhin me Masonet

Ali Pasha vete ishte bektashi

edhe Skenderbeu.

Doli ligji qe teqete qe ketu quhen cemevi,shtepi xhemati dmth,do financohen nga shteti njesoj si xhamite.jo lajmeve te rremesmiley

Po Baba Bardhi osht mo ne drejtim te teqese? E kom pas mik shpijet. 

Sheme, Baba Reshati, po te sheh me verejtje nga lart.... shhpirti i tij endet ne perjetesi... tashti mbreteron Baba Mondi.... duhet te updatohesh me mire....

e dije ti qe u be operacion ai (dervish iljazi), qe te mos i shkonte mendja per grua? tani po, tha, tani mund ta bej sic duhet punen e Zotit.

Specialist per Sunitet kemi Amirin. Per Ortodokset kemi Nemesis. Po nuk po shohim akoma nje qe te afrohet ne nivelin e dy te pareve qe te behet mbrojtes i Bektashizmes smiley

Hey, kush osht ky Malindi se duhet te jete fis me vjehrren time . A osht naicik i famshem a jo ?smiley

Do ta pys vjehrren se edhe ajo Malindi e ka mbiemrin e vajzerise. Ishalla jane fis te rregullojme icik biografine e familjes ...smiley

O SA ROND, Maldini e kompani aty o memi o memi smiley

skan shprese Shqiptaret jo #Rilindja po as #Ringjallja nuk u bo dermon.

e theu tavolinen ai qerosi nevrik, dukej cun i emocionum smiley

Me ket rast ju dha dhe pergjigje pytjes, kush jane Bektashinjte, Palla jari si gjith pjesa tjeter .

Jo Paoplo Maldini mer plak, Malindi, se po na ngatrro.

xhentile qe rrujti musteqet kur do "markote" maradonen loool

s'munci me ato finte e triblime ku osht Maldin mer plak smiley

E nigjove kongen per Baba Reshatin dhe Dervish Iljasin ??? Nona e krohnit dhe e furces

Kape icik ate komentin tat me siper, ti e ke shkrujt MALDINI. Pra nuk osht faji im . muhabeti, muhabet, gjithsekushi n'paqet te vet ...

emo, e kape... , ekzakt, minuta  2:08 ?   ueeee, si  i rremben parate z.Malindi??!!smiley       me kujtoi Vaske Currin  me Rrapush Xhaferrin..

ekonomia e tregut na ka rrjedh gjithnji ne deje. no mony, no music. simple as that. Kein Moos, nichts los.

ps. te shifshe stefi grafin si e fuste cekun te sytjeni, para se me pershnet publikun me perzemersi te modhe...

ekonomia e tregut na ka rrjedh gjithnji ne deje. no mony, no music. simple as that...

Thjesht,paster,bukur e ke thene emo..smiley

 

 Kush jane bektashijte, dhe a jane myslimane?

Prit i here se jena duke u munu me perkufizu kush jane fashiste e kush komuniste, dhe a jane komunistat fashiste dhe fashistat komuniste? Kurse kush jane demokrat e kemi gjet prek kohesh, vetem e kemi humd rruges sepse ishte shpu xhepi.

Deri tani nje gje eshte e qarte nga specialistet fetare te Peshkut (kryesoret i nerumi Spiritus dhe i nerumi Idriz), se ndryshe nga Shqipria e Mesme nuk kane bejtexhij dylbere, por e kompemsojne kete mungese duke u bere sevap grave shterpa qe lindin femije mbasi i nanuris babai i teqese.

Hajt pra per shume vjet hashuret, rrezik ky eshte perkufizimi aksiomatik i bektashit. 

 nuk merret keshtu haku per kishen e inkuzicionit dhe perversiteteve te vjetra e teja. Betashinjte keta kane qene , hym jetes kane thene, kane ngrene e kane pire, me raste edhe kane luftuar smiley

Snife, u thuaj atyre miqve se je Shihit (po ta shkruaj sic shqiptohet) dhe ata e kuptojne se je bektashi. Shihitet, ekzistojne me shume ne Iran, Turqi, Shqiperi, dhe jane forma liberale e islamizmit, sic ishin protestantet ne krahasim me katoliket ne Europe. Wahabistet sunit, i urrejne shihitet/bektashinjte, dhe u vene gjithmone bomba xhamive e teqeve te tyre. Une kam shum shoke shihit, sunit, wahabiste ne Belgjike, dhe keta te fundit i kritikoj per urrejtjen qe perhapin ndaj feve te tjera apo rrymave te myslimanizmit. Jane ca hajvane.

Une kam shum shoke shihit, sunit, wahabiste ne Belgjike, 

smiley

s'ke pse del kundra per cdo gjo... apo s'ke argument, edhe bej te habiturin.

Nuk dola kundra, thjesht konstatova!

Ty te duket normale qe Pjeri u shoqeroka me wahabiste?

Mos o Pjer se i regjistroi te gjitha ky...

Wahabistet sunit, i urrejne shihitet/bektashinjte, dhe u vene gjithmone bomba xhamive e teqeve te tyre

gjera te vogla, domethene..smiley

 

Pjeri po na thote qe ka shoqeri me ata qe vene bomba o Belul, kurse emigranti me thote cke qe habitesh! E merr vesh o Belul se sa poshte ka rene? Gjithe ai makroekonomist vajti dem!

 

 

po i ka shoke e kolege pune mo, atje ne........., burse.  si te mos bej shoqeri   me keta thua ti?

Po ku ka wahabist ne burse o Belul, mos u bej naiv!

Une propozoj qe Pjeri te perjashtohet nga peshkupauje.com

E shikon o Pjer se ca te ben ky Roni, mua ma shkaterroi karrieren aq sa u desh me ndryshu kontinent. Shyqyr qe kisha ca lidhje ktu ne Amerike, po ti Pjero ku do futesh pasi dihet qe ne Amerike nuk shkel dot.

Ti rri urte se ti nxorra te palarat!

Eshte paralajmerimi i fundit qe te bej, perndryshe do ta marrin vesh te gjithe peshqit arsyen pse te perjashtuan nga Mosadi

arsyeja doli ne internet, u be publike. Vec kush nuk e ka lexu lajmin, nuk di gje.
Se t'perzihesh ne afera me kontrabande armesh, s'do mend qe do te heqin nji dite*

 

 

 

* sikur t'mos mjaftonte fakti qe u kap ne krevat nen shoqrine e 2 spiuneve ruse

Roniii, po pse nuk lexon dhe rreshtin e fundit te komentit tim, ku them se i kritikoj dhe i quaj hajvane gjithmon.

konica duhet te jete lende e detyruar ne provime.

nuk e di ''rilindasit'' si i kane punet me konicen

Myslimon qi pin raki!

e drejte

kane dhe nje gje te perbashket me te krishteret,bejne grure(ashure)

Ca ishte nje rryme "DEIZMI",e lexova sot ne nje fjalor filozofie,sipas te ciles, Zoti kishte kriju boten dhe i kishte dorzu celsat njeriut,t'bante ca te donte me te.

M'pelqen ! Dhe une jam dakort. smiley

“Sekuestrim pasurisë së gjyqtarëve” 

Nasip Naco

O Cimo fillun sekuestrimet!!! 

mas sullton nevruzit, thane...

zoti Naco ka perpikmeri zvicerane. ne pergjithsi eshte teuton si tip, si disiplin e hekurt!

E mer komunistat e dreqit! Dhe pak dhe do ju shohim duke germu ne oborre shpiash,per te sekuestru qypat me florinj te borxhezve. smiley

e di pse nuk hane mish lepuri? se e ka shputen e kembes me gishta, si te njeriut. cdo gje qe ka gishta, sipas tyre, nuk duhet te hahet.

zoti Naco ka perpikmeri zvicerane

 

''kafen e pi ne shtrat ne oren 7 fiks.  eshte nje zakon qe e zbatoj me perpikmeri!''

Jane perhapesit e Rendit te Ri! Pak e sakte. Ecin ne gjurmet e Sari Salltekut, me te Math te Tij. Do ta bejne ate cike vend! Degjpva qe po perpilojne nje "Leter Bathorasve".

Nese u sekustron pasurine gjykatesve heren tjeter qe do ta cojne ne gjyq per vjedhje i meta paste vehtene ne qafe smiley

Amiiin! smiley

Mgjs bekimin e gravet e kane specifik me c'thone.

per te mire e sevap nisen, gjithnje. Ymer pacin!

Baba Edmondi,hahah..dhe ktu ishte nje prift nga Kosova dhe i thirrnin Dom Beni . smiley

Nuk e mbulojme gruan. Gruan e mbulon percja e turpit, e jo thesi qe mund ti vesh ne koke ose mbulesa. Njeriu ka karakter...

Baba Mondi

smiley

 

E muret vesh se kush e kish inskenu ate sulmin ne Kenia?

Te zinjte burra, nuk kishin shanc ti shpetonin asaj qe e futi dhe qofte largun ne shishe... "the white widow"!!!! smiley 

nise kerkimin nga Baba Tomorri, se ndoshta ajri i fresket atje te zgjon shqisat per te pare me qarte

For fourteen-thousand years I have been in love -
loved the poets.
drunk the Wine, known the Rapture.
I have been in communion with the saintly Forty -
and found myself oppressed.
But I am numbered amongst the blessed.

Often I have abandoned and rejected humankind.
I've been a singing bird in a remembered rose-bower.
For fourteen-thousand years as a butterfly
I flitted - and found a little Self
in a state of ecstasy.
At the Gathering of Forty I joined the blessèd band.

 

Kenge e vjeter Bektashiane,shoqeruar me (Lute)mandoline. PS:  Sec ka nje tingellim te fuqishem ne anglisht

-19- 

Nga njëra dorë Trëndafil e Grua, 
Nga dora tjatër patsha Rrush e krua: 
"Zotit - po thon' - i ardhtë keq për mua!" 
Po as m'a fal pendimin, as ia dua. 

-24- 

Drit' e Kungatës vlen çdo mbretri 
N'Evropë dhe n'Afrikë dhe n'Asi: 
Rënkim'i Vajzës mallëngjen më rëndë 
Se çdo shamat' e turmës në Xhami. 

-25- 

Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje, 
Dhe adhuroje si Altar prej Feje: 
Një qind Qabera s'vlejnë sa një Zemër; 
Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje.

-111- 

Me mjekrën çdo Tavernë ta kam fshirë, 
Parajsës i kam thënë: "Lamtumirë! 
E bukur je, po nukë bën për mua!" 
Kërkomëni në Vreshtë dhe në Tirë. 

-121- 

Ç'fitoi me ardhjen time Gjithësia? 
Me ikjen a m'i prishet Bukuria? 
Përse me kaqë lot po vijm' e ikim? 
Pyes më kot, - s'përgjigjet Perëndia. 

-151- 

Dërgova Shpirtin lart në Qiell mbi retë 
Dhe n'Errësirën posht' e tatëpjetë: 
M'u kthye pasi e zbuloi Mysterin; 
Më tha kështu: "Parajs e Ferr jam vetë". 

-155- 

Zbulimet, që Profetët na zbërthyen 
Dhe për këto mbi Kryqe u mbërthyen, 
S'janë veç ëndërra që na rrëfyen 
Pas gjumit - dhe pastaj në gjum' u kthyen.

-166- 

Të paskan parë ca të shenjtëruar 
Kur unë me qiri të kam kërkuar: 
Bëj ç'mund, po je dhe mbetesh i mbuluar: 
S'të gjej gjëkunt: më ndje, Zot i Bekuar! 

-187- 

Kur vete mirë, lavdi pastë Zoti! 
Kur vete keq, më kot po derdhet loti: 
S'pyetesh as për gaz as për vajtim; 
Durim! - Kështu i Urti tha qëmoti. 

-203- 

Ah! Vera shkon në derë të myftinjve 
Dhe Kryevegla n'arkë t'axhaminjve: 
E Bukura e Dheut flë në shtrat 
T'eunukëve, në djep të çiliminjve! 

-204- 

Mos qaj, or mik, mos u mërzit më kot, 
Se Rrotën Botës nuk ia ndreqim dot: 
Po rri mënjan' i qet' e bëj sehir 
Shakatë që na bën i Madhi Zot. 

-205- 

Profetët le të lehin hu mi hu 
Për Providenc' e Perëndi me tru: 
Eni, me Poçen shtrojani këtu, 
Dhe losni me Atë që lot me ju.

-207- 

Kurani thotë, Qielli ka Huri 
Të bukura dhe Verë me gosti: 
Posa pra ësht' ashtu, o Perëndi, 
Stërvitem që këtu e që tani! 

-211- 

Të Madhit Moamet i çon selam 
Dhe e pyet Imami Omar Khajam: 
"O Pejgamber, më thuaj, mor aman, 
Pse dhallën bën hallall, Verën haram?

 

engjell qe m'u qase prane,

nga i madhi Zot,

pse me rrefen Qerbelane,

mos do te derth lot?

O moj fushe e Qerbelase,

c'me shfaqesh nder sy

plot me gjak t'Ali Abase,

valle c'eshte ay?

C'eshte ai qe shkon kaluar,

iken si veriu,

me dy tri foshnja ne duar,

eshte Abas Aliu!

Ujet ia kane ndaluar

kombi faqezi

komp i lik e shemtuar

posi mizeri...

E ke ndegjuar si kenge?

Mire qe ma kujtove se e kam ne iphone. 

e kendojme te rinjte e gjirokastres.

kur te vi ne NY do ta sjell

Abas Aliu zu’ Tomorë,
Erdhi afër nesh,
Shqipërija s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh.
Hysejni desh njerëzinë,
Dhe për të u vra,
Për të shpëtuar njerinë
Ra nde Qerbela.

smiley

 

bukur "Art changed the...".! Kjo kenge, ne te vertete, eshte shembelltyre e nje riti te lashte pagan. Sot, rituali me i rendesishem i besimit bektashjan, por stife_ja, zhytyr koke e kembe brenda nje gare bukurie me libaneze e pakestineze, po tregohet "koke forte".

Bektashizmi eshte vetem njeri nga shume tarikatet e sufizmes dhe nuk ka asnje lidhje me shi'itet e Iranit apo alavitet e Sirise.

Tash,kush jane bektashinjte?

Pyetja nuk eshte aq e thjeshte sa qe mund te sqarohet me nje,dy apo tri fjali te vetme.Megjithate,teqet bektashiane jane te hapura per njerez te te gjitha besimeve,prandaj jepi nje vizite te shkurter per ne teqen/tyrben me te afert.Nese perzgjedh Teqen ne Detroit,atehere mbishkrimi "Komb,Fe ,Atdhe" eshte i pari qe do te uroj mireseardhjen.

Ketu ka lloj lloj pergjigjesh , tani dua te di a kane lidhje bektashinjte me myslimanet ? Nese dikush ka info le te shkruaje ketu.

 tani dua te di a kane lidhje bektashinjte me myslimanet ?

Snife, pergjigja eshte paksa e komplikuar, sidomos sipas formulimit te pare te pyetjes. Per nje sunit pakistanez bektashizmi eshte herezi.  Ndersa nje libanez mund ta mirekuptoje me kollaj pasi ne Liban ekzistojne minoritete fetare si druzet, sufistet, alevitet etj keshtu qe e ke me te thjeshte ta permendesh paralelisht me ato minoritete.  

Urdhri Bektashi klasifikohet si pjese e Islamit Mistik.  Ne nje botekuptim te gjere, tolerant, patjeter qe Bektashizmi ben pjese ne fene islame.  Nen nje interpretim me dogmatik, ortodoks nuk do klasifikohej si i tille. 

Nqs te duhen informacione te metejshme mbi vete Bektashizmin, bisedojme me tej.  Po ashtu, do te sugjeroja ca lexime te pergjithshme nga Ibn-Arabi. 

Bektashizmi ...nuk eshte fe! Eshte perpjekje jo e suksesshme per te revizionuar dy apo tri prej pese shtyllave te ISLAMIT.Ju them se i kam gjezdise tere shtetet myslimane.Kam pyetur profesore ne AL - AZAR dhe imame me peshe goxha te ketij besimi per kete rryme e cila gjeti strehe e ndjekesa vetem ne Shqiperi.Asnje i vetem nuk me ka pohuar se njeh shembullin edhe ne vendet islame.
Bektashinjte e pare dolen prej elites ushtarake te perandorise, pasi per arresye moshe apo dhe te tjera, humbnin aftesine per te mbajtur vendet qe kishin.Mes tyre edhe nga te vajturit ne ato vende edhe prej " te arrnautistanit". Duke qene te mesuar, te zgjuar, nuhates, njohes te te mirave qe ofron jeta, u kthyen ne " arrnautistan".Vrane mendjen dhe ngriten nga nje " tyrbe" per te ndjelle besimtare.U ambjentuan shpejt me hallet, problemet, e popullsise ne raport me administraten autokrate e shtypese turke, dhe me shume finese zune te fusnin ne ligjerimet islame edhe lishime apo " permiresime " te sherbesave islame...
Disa individe te formuar edhe me dashuri per vendin, per dijen, per gjuhen amtare te munguar, u bene edhe frymezues e nxites per ti kthyer tek ndjekesit e tyre, ne aspirata.KJo u duhet njohur atyre si merita e veteme qe perzier me frymezuesit e rilindjes i beri nje me ta.
Sipas meje u duhet njohur kjo merite goxha e madhe e " primateve te pare " bektashinj, qe populli ja u shperbleu, jo duke i ndjekur si shenjter te besimit islam, por " shenjter te patriotizmes"

E ke shpjegu shume qarte , edhe une keshtu e di historine

Ore Grava, po bektashizma per Shqiperine, miku im, eshte poezi, opera, fat, konvenience, identitet, rast, butesi, mbijetese, mistike, alkool, evolucion, avantgardizem, liberalizem, urtesi, enzime, lidhje, hero kombetar I, elektrostatike, shans per univers, pasta asciuta dhe hashure, bajame te pjekura me kripe, perkorje, avull lindje, kryq i fshehur, hero kombetar II, dere e hapur pergjysme per arrati nese dimer del behari, apo per mbyllje nese ashper vjen murlani... e ti thua s'eshte fe? Po le te mos jete... neqoftese nje gje qe ti e quan fe ua ben te gjitha keto me lart shqiptareve, edhe ajo le te mos jete me fe po te doje smiley

Emo, qe te gjitha ato qe Ju permendni jane te sakta per primatet e bektashizmes, por edhe nje here vete bektashizmi i krijuar dhe i perhapur prej tyre eshte nje " tarikat " qe perfaqesohet vetem e vetem prej atyre, por nuk eshte FE.
Per falenderimet. ALL- LLAHUT ka vetem nje rruge Islami.Kush perzgjedh rruge te tjera, i falenderohet " Nje Zotit te vet, .... Por jo ATIJ! Tjetri ja fut e pi raki sa dendet dhe flet se i falenderohet ATIJ, veshtire te besoje AI, pervec " myhypeve te ...." Baba Flamurit".....

eshte shume me teper se fe, kte po rrekem te them, i dashur Grave.
 

Po , pa asnje dyshim.Mirepo nisur nga tradita jone, qe kemi " shqiptarizmen per Fe " pse te mos themi; Bektashizmi eshte Shqiptarizmi...!Dhe jemi ne paqe me gjithckane.
Ja dhe nje hoxhe fjalet e te cilit i percjell ilir- jani ketje poshte po te njejten ide ka fole...

Po ai baba Flamuri i Detroitit, nga behet tani? Bobo, cfare personazhi!

une di qe baktashinjte bejne Ziqër, kercejne ne rreth, kalojne ne trans dhe hane xhama. pine raki e hane mish derri, personifikojne allahun dhe e vendosin ne pikture. qef o qefsmiley

ama dhe ju te gjithe me mend ke lukthi , hane mishe ,hane mishe , po domosdo de se njerze helbete  jane .

Po konkretisht, dine dikush me shume te shpjegoj rreth keti sekti ? Sepse  ose qe fyhen  apo ose  adhurohen nga masa , kete e dime tashme .

p.s.

sa per sqarim ndaj jush me pate bere pershtypje nje fraze e nje personi qe mbahet antare i logjes Masoniste .

Kur e pata pyetur para disa viteve  me shume rreth Masonise ,pergjigja e tij ishte :

Ju vetem keni informata sado pak , ne kemi vllazerine tone te shtrire dhe andej nga vendi juaj ,Bektashinjet .

( pse te ju genjej ,nga inati qe i kisha afer deres e  qe nuk dija aq shume nga Bektashizmi ju pergjigja , po tash e kam te kjarte , e mbrenda meje u dyfishua enigma.)

 

ka urdhra dervishleresh, Left, qe i bejne keto vallet dhe recitimet ekstatike. por kam pershtypjen qe bektashizmi shqiptar, edhe pse eshte nje urdher dervishesh, nuk ka nga keto gjerat uleritese - them se do jete zhvillu "simas venit dhe kuveni". nje teme shume interesante kjo, do e kisha ndjek me shume deshire ndonje shpjegim professionisti.

nuk jam specialist te them te drejten, keto jane fjalet e gjyshit i cili tregonte per babain e tij qe bente pjese tek bektashinjte. dhe ata nga keto praktika benin, "ziqër", me eshte fiksuar kjo shprehje. gjithsesi bektashinjte ngjallin interes jo vetem tek shqiptaret, me kane pyetur disa here per ta miq franceze, dhe kuriozohen kur degjojne qe shqiperia eshte kopesht kaq i lulezuar i harmonise dhe shumllojshmerise fetare.

Te paret e mi me tregojne per njerez qe shponin faqet me shtiza e thika - ne Shqiperi.

ndonje shpjegim professionisti.

Cdo te thuash me kete zotrote, se komentet e mesiperme nuk jane te denja per profesionist?

 

 

ja per shemull, du me dit dicka mbi sektin rufai.

ore,  po ata qe e kane emrin  Bektash,  bektashinj jane?smiley   ka lidhje emri me  sektin fetar ne kete rast?

Our laws are different from other laws.
Our religion is like no other:

Different from the seventy-two Islamic sects.
We are guided by different signs,
And a Hereafter only before our deaths. We worship without ritual or cleansing,
Without positioning our bodies or facing Mecca.

Whether at the Ka'aba, in the mosque,
or in domestic prayer,
We all bear our own defects and handicaps.

Which religious sect is true, no one in truth can say.
Only the future can reveal 'the truth' - too late.

 

Yunus Emre (1240-1321)

Bektashi tekkes are always on the outskirts because a sense of peace and tranquility is important to them

!!!

kupton? nuk te cajne menderen, si tjeterkush, ne mes te carshise... te qete dhe konsiderate per qetesine e tjetrit.

nigjo, Art, seriozisht, une jam pozitivist dhe agnostik (s'jom dot ndryshe), por jom dhe shqiptar, dhe duke qen i tille, nuk mund te mos kem nji inklinim te natyrshem nga kjo fe e mrekullueshme! e pranume hapur kjo. nqse shqipot kane 5 gjera cool, por really cool ama, bektashizmi i tyre eshte nje nder to.

Un jam ateist por e besoj qe sikur bektashizmi te perfaqsonte shumicen e islamit neper bote, atehere islami do ulej kembkryq ne ate qoshen e rehatshme te tavolines se civilizuar, se bashku me budizmin.. Nga ana tjeter e tavolines "njerezimi" do ti buzeqeshte dhe nuk do ta stigmatizonte si ajo delja e zeze.

smiley

 

Mistik, Art, mistik. Sic eshte e udhes ne cdo program te madh ideologjik, dalin gjithnje dy rryma, nje ortodokse dhe nje heterodokse (kujto edhe marksizmin smiley  ). edhe ketu kemi sunit dogmatik ortodoks, dhe dervishet mistik, qe kane aq avuj enderrimtar prej lindjeve te largme (korosan, te qofshim fale; mgjthse ideja eshte qe haxhi bektashi nuk e ka formuar urdhrin e famshem, por kjo iu ngjit me pas). this is a nice reading.

"ujin e zi" i ke nxjerre çorovodes smiley

smiley

Feja bektashi eshte feja e njeriut te lire. Te vi ne teqe kur te doj ai e ju kur dua une. Kur ta ndieje ai shpirterisht te vi tek une. Prandaj dhe teqeja eshte e hapur 7 dite te javes. 

Baba Mondi 

Tarikat - Sheriat - Hakikat - Marifet!

Feja e njeriut te lire!

Nuk ka kembana, bori dhe thirrje maj minareve per besimtarin. Besimatari shkon kur ja ndjen zemra!

Cfare ka me shume fryma e kushtetutes Amerikane?

smiley
Bektashi + Corovods = Rrace e paster , e kullume smiley

well, po t'jesh corovods je ene bektashi, automatikisht me i llaf... po ca te them un, pranej eshte e dobet opozita o lla, prandaj edhe shqtesohet lideri, Iliri, ja per kto gjona... smiley

tjeter pun pse nuk dum me e kuptu ne sa i rond osht si problem ky. duhet me u ndergjegjsu avash avash. ne fakt.

Cfare lidhje ka suma mor zoteri?

O Deion , he mor burre se na le pa gjume ,cfare lidhje ka.

Rrike pa gjume per nje cope s...?

  (e thashe ngaqe rimonte)
 

he mer burr mos beni sikur nuk e dini per ca e kam llafin..

Roni end kompania bella benjne sikur nuk e dijne per car e ka llafin Deioni, sepse mbasi dylberizuan Shqiperine e Mesme, u erdhi radha te pederastohet si jeniçeret neper kapanone edhe Shqiperia e Jugut. Me sira eshte kjo pune, vjen momenti dhe i la haqet kur merr neper goje kot me kot te tjeret. Bumerang.

Po si merr burre i dheut 150 komente nga intelektuale te shquar, e nje pjese bektashij krenare per prejardhjen, e asnje koment qe madheshtia e bektashizmit eshte synimi fisnik per te bashkuar krishterimin dhe islamin. Por edhe kjo harrese nuk eshte kot, sepse Moli e ka quajt trapllik potencialin e Shqiperise per te qene ure bashkimi. Jeni edhe atdhetare pa le, po gjithe thelbi shpirteror i Shqiperise eshte bektashia dhe uniati-a (kesaj te fundit i ka humb krejt fara, nuk e gjen me as tek arbereshet).

Mendoj se je shumë i hidhur - gjë që nuk duhet të ndodhte, në këtë temë së paku, sepse hormone të tilla "fetare", nuk shprehen lehtë në peshk. Ka qënë shanc i artë, për të vëzhguar dhe mbajtur shënim (Abedin).

Do të ndërgjegjësohen dhe për atë punë, me rradhë e me sërë. 

domethon heretiku barazo pederastine e supozume kapanonit "skenderbegs" me dylberllikun e deklarum te tipit "opo kom nji babe, opo iftijar-e". smiley

smiley

ej, po kshu shko ku te dush me, deri te grekt e vjeter, por asnji nga kto nuk ka qen dylberllik. s'osh me inot, o vlla.

ps. e di pse? se ato dylberat nuk u bonin as ushtar, as heronj, nuk formonin kombe me von, dhe ata lalet me shallvare nuk bonin muabete filozofije me ta, po muabete bythe.

Meqe ti je dhe un erdha, mos ik pa e lexu kete qe sqaron poziten time ne raport me muhabetin filozofik te bythes (sikur tha Marksi "juaj" qe tani muhabeti filozofik eshte muhabet bythe):

Une nuk barazoj asnje lloj pederastie, sepse nuk i marr kallup dhe nuk para i besoj te gjitha teorite ne mode me pederasti greke, bejtexhie, teqeje, budiste (psh ne Kine murgjit budiste akuzohen per te tille meqe nuk martohen) e çfardo lloj institucioni tjeter. Te gjithe keto teori moderne i bejne pederastet per t'i nxjerre te gjithe te tille. Perderisa ky eshte motivacioni nuk i konsideroj as evidencat.

Ke ndonje video me pederaste Manhatani, qe jane lezeti i juaj andej siç e ke thene vete, dhe po behen edhe kendej si mall vendi dhe importi? Vari trapin Corovodes bektashie skenderbegase se ka marre fund. 

ktu jam ktu. dhe po, kam te manhatanit, te nxjerrme nga vete dora jeme. ja psh, meqe i ke qejf ket kategorin... ne upper west eshte.

cfare thua me lart nuk i ndrron asgje dylberllikut me vapore dhe myzyr. smiley

po po deshe, politikisht korrekta bohemi kur te dush se ia kemi marre doren. pra, edhe poplli i shqipnis se mesme, sii gjithe poplli shqiptar, nuk e duronte dot zgjedhen turke dhe as tanzimatin me gjithe xhonturq! happy now?

ktu jam ktu,

e bukur kjo me pelqeu shume, me pelqejne gjerat e thena ne menyre naive.

Prap e ke gabim, nuk e kam hallin se eshte apo nuk eshte patriote Shqiperia e Mesme, jam munduar ta sqaroj ne nje teme tjeter qe mund te jete patriote ndryshe, ndryshe nga Skrapari. Ose edhe mund te mos jete fare xhanem, su be qameti, eshte kozmopolite, edhe kozmopolitizmi eshte vlere brenda nje bashkesie patriote.

Problemi eshte qe nuk duam njeri jatrin, e ja fillojme me filozofi marksiste.

Konkretisht me duket teper e guximshme nga disa vjersha shume te interpretueshme te disa poeteve te marre (eh logjika e shendoshe e poeteve) ne nje zone dhe kohe pothuaj te pa dokumentuar, te tjere poete si Kadare te nxjerrin perfundime per cilesime si pedofile nje krahine te tere. Ky me duket si shembell unik ne tere historine, jo vetem tonen.

edhe dicka para se me e lon:

un jom shume per diversitetin. nuk kom asgjo kur kultura anadollake ka difuzu ne menyre te ngurte ne nje pjese te mishit te popullit tim. persa kohe ky difuzim nuk kerkon te ma haje zemren, persa nuk shndrrohet ne monumente te ndyra shallvaregjeresh ne mes te kryeqytetit ku me ka rene koka, kupton, dhe persa kohe nuk me thote qe pushtimi nga ajo fare e huaj qe nje nga gjerat me te zeza qe i ka ndodh ndonjehere gjindjes shqipfolese.

pra nuk kom gje kunder qe krahas mbece more shoke mbece, te knoj edhe Fat(i)ma-ja, ama te maj venin deri te dera e akshihones!

terqeta.

Fakti eshte qe ne mes te kryeqytetit ku te ka rene koka ka nje xhami me duket, dhe ata qe vendosen qe te bejne Tirane kryeqytet, nuk ishte se i kishin syte ne sume. Simbolika ishte dhe eshte evidente.

Ti neqoftese ke ndonje gje per Islamin dhe Krishterimin si vlere ose si jo vlere urdhno e fol. Por me duket se asnjeri (edhe ne Harvard) nuk i gjen anen ketij muhabeti, dhe njerzit merren me urrejtje brekushesh, fustanellash, frakesh dhe tangash, brekesh dhe ferexhesh. Ka material pretekst per te urryer per tu kap sa te duash nga te gjitha anet, me andarte bizantine, makaronexhij katolike, hordhi sllave aziatike, amerikane bombardues B-52 ne Vietnam.

jo, jo daj. une merrem me tjeter gjo. e ke nigju ti shprehjen "i lujti fene"? dhe a e ke pyt veten pse perdoret ne kuptim pozitiv?

me kte merrem une. por jo me fene si te tille; per mu feja eshte thjesht nji element i kultures se grupit. ne shek 21. asgjo me shume. eshte e volitshme kjo, pasi sic e the edhe ti, s'ia gje dot anen harvardi atij muhabeti. peshku ia gjen, po tjeter muhabet ai.

tani un e di qe e gjitha esht donkishoteske, kjo rrekja ime them, por duke pa se sa substanc shkon dem e per hatlla (cuna e goca te mrekullueshem na i ka ngrene dhe na ha lubia, o heretik), se hudh nji dhjetqindarksh te shatrivoni, s'boj keq them.

Jo nuk e kam menduar, por meqe e solle fjalen ti, e mendova edhe nje here tjeter "luajtjen e fese". Nuk jam i sigurte se ku e hedh fjalen ti, por ne kuptimin me negativ, ti luash fene nje populli, nuk eshte vetem t'i ndrrosh fene, por me teper t'ia heqesh me detyrim fene. Dmth ta lesh pa kontakt me Hyjin, t'i thash zemren, ta besh shterpe si krijues.

Se nuk ja ka gjet Harvardi, nuk eshte se nuk i gjendet ana, mund edhe t'ia kene gjetur te tjere outsider. Zakonisht keto gjera nuk i ka bere Harvardi, gjithnje i kane bere katunaret, Harvardi "i ben" kur behen zyrtare.

Lubia ka shume koka, dhe me sa di une koka me e tmerrshme sot qe ha çuna dhe goca te mrekullueshem eshte krimi, perversioni, SIDA, droga, dhe shume te tjera me art modern, me e dukeshmja me filma antifashiste (tip Bunuel, Pasolin ed kompania bella) ku njerzit hane mut nderkohe qe e hane ne sume.

Xhaxhai im Pellumb Katroshi, i ndritte shpirti atje ku eshte, ja kushtoi jeten dhe energjine bektashizmit. E mbaj mend qe shkonte ne teqe cdo dite dhe punonte per permbledhjen e bejteve gjersa ia mberriti t'i botoje ne librin me titull "Gurgullima Shpirti."

tek ky linku me poshte eshte dhe parathenia e tij ne lidhje me kenget bektashiane.

http://www.komunitetibektashi.org/in.php...

E pyeti nje besimtar  nga Lazarati baba....

- C'mendim ke per "duhanin" qe mbjellim ne në fshat, mos po bejme harram o baba?

- Zoti thote, merri ca lekë grekut pa çi ** t'ëmën!

smiley

 

 

Bëja ysmetin lekut, 

mbill dahon e shitja grekut.

Hi man. 

Ja per kte lloj reklame kemi nevoje..Kemi shume perla kulturore te fshehura ne balten e kohes dhe ka ardh koha me i pastru nje nga nje per ti nxjerre ne drite!

Po të shkosh te një faqe islamike që e ka Olzi Jazexhi në emrin "në mbrotje të identitetit islam ke për të gjetur video ku islamikët shkatërrojnë tyrbe me vare dhe lexon komentet e tyre ku bëjn thirrje për ti shkatërruar ato . Kjo është një video tjetër ku tregon islamikët që hedhin në erë një tyrbe në Siri. http://youtu.be/PFtx6tkYOr8  Kjo tjetra është e postuar në faqen e shqipfolësve https://www.facebook.com/photo.php?v=101...

Komente nga antarët e faqes 

Qendrim Xh Hasani o mos u lodh po futja dinamit,edhe qitja pondlat kesaj teqe te dervishve.
Like · Reply · 16 · Yesterday at 12:49pm
Besim Miftari e pirolla të koft se boll mirë paske veprue. All-llahu të ruajt e at qekik tu boft arm e fort kunder këtyre varrezave shirkijate. All- llahu i shkatërroft ata që përkulen në varreza...

Muslim Gll allahu i shperbleft me te mira keta luana te umetit
Like · Reply · 1 · 21 hours ago

Bujar Krasniqi nese njerzit i adhurojn kto at'her Duhet mi renu e ju thuni qka te doni
Like · Reply · about an hour ago
Ismail Terzijaj o te lumt dora o muxhahid inshalla bahesh prej te pareve qe mer shperblimin
Like · Reply · about an hour ago
Bekim Paqarizi Dragobil selam alejkum kam nje ndjejn qe ata evlja qe gjinden ne ato vorre jan duke i then kti vllahu musliman qe po i prish ej ty Allahu te shperbleft qe po rrzon se sa shirku po behet mbi ne Allahu na falt.
Like · Reply · 4 hours ago via mobile
Hekuran Kadriu Lexojeni mir shum shum mir KUR'ANIN Tani folni e mos komentoni paldhje nuk ban po duhet mi qu krejt ne ajr leni kto ajete qe jan ket videoo edhe shiokoje qka thot allahu per Qafirat
Like · Reply · 4 hours ago
Jasmin Abdiu ndoshta me qellim sja ka fuut dinamitin ...po jan mundu me tokmak..mos me e i lendu eshtrat e te vdekurve ..sepse esht Haram si me ja thy eshtrat e te gjallve..pra maashaaALLAH sa te kujdeshem!
Like · Reply · 18 hours ago

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).