"Sipas një studimi, bollshmëria e pornografisë në internet dhe tendenca në rritje e rolit të femrave në përzgjedhjen e filmave që shikojnë çiftet, kane bërë që regjisorët të ulën dozën e seksit në filma".

Hollywoodi është duke prerë skenat e nxehta nga filmat sepse producentët nuk besojnë më se seksi shet.

Në vend të kësaj, shefat e filmit janë duke u përqendruar në skena aksion dhe efekte speciale për të argëtuar audiencat, sipas një raporti në Sunday Times.

Analistët thonë se filmi i fundit i madh që përfshinte një skenë seksi të zgjatur ishte Titanic, i bërë në vitin 1997.

Filmi i regjisorit James Cameron shfaq aktorët Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet duke bërë seks në veturë.

Studiot tani po kërkojnë nga skenaristët dhe regjisorët që të krijojnë filma që janë ‘familjarë’, në mënyrë që të kenë shanse më të mëdha në ‘box office’.

Ekspertët e industrisë parashikojnë skena të paharrueshme sikurse ajo kur Sharon Stone e ekspozon veten në ‘Basic Instinct’ nuk do të bëhen në klimën e tanishme.

Eksperti i filmit Vincent Bruzzese tha: "Skenat e seksit janë shkruar, pa marrë parasysh fabulën, për t’i dhënë nuanca paraqitjes. Por e tërë kjo në ditët e sotme e rreshton atë në film vetëm për të rritur dhe e humb audiencën e re.”

Sot skena të tilla shkruhen nga producentët madje para se të xhirohen.

“Ata pyesin: a na nevojitet vërtet seksi? A mundemi në vend të kësaj ta mbushim zbrazëtirën me efekte speciale?”

Bruzzese tha se roli i fitueses së Oscar-it, Jennifer Lawrence, në ‘Silver Linings Playbook’ ishte tipik për epokën moderne.

Ai tregoi se si bukuroshja zeshkane fitoi çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e një femre të varur nga seksi pa pasur asnjë skenë seksi në tërë filmin.

Para një dekade 120 filma me rangimin ‘R’ kanë hyrë në top dhjetëshen e ‘US box office’. Vitin e kaluar kanë qenë 80.

Në raport thuhet se shumica e këtyre filmave janë certifikuar me ‘R’, që është ekuivalent me moshën 15-vjeçare e më lartë, për shkak të dhunës dhe seksit.

Paul Degarabedian nga Hollywood.com tha se më shumë është i pranishëm seksi në internet dhe TV sesa në kinema.

Ai tha: "Nuk është sikur vitet e shtatëdhjeta kur regjisorët e rinj reflektonin revolucionin seksual dhe filma si ‘Last Tango in Paris’ mund të kapërcenin dhe të bëheshin hite të mëdha”.

Megjithatë, një version filmik i librit ‘mummy porn’ “50 Shades of Grey” po planifikohet të shfaqet vitin e ardhshëm. 

___

Citati ne permbledhje eshte nga artikulli i Daily Mail. 

131 Komente

"Filmi me seks e seksi me "karar"

jo po seksi me vibrator te lehte...smiley

p.s faleminderit per prurjen xhib..smiley nuk zhgenjen asnjeher. ste shpetojne keto lloj temash..smiley

Xhib, shyqyr qe ja arritem kesaj dite kur Hollywood ka konkurence, dhe inshallah kap edge duke bere art. Gjithmone me kane frustruar skenat erotike, ku aktoret me jane dukur jo rehat, thjesht sepse seksi ju kerkohej nga industria, dhe jo nga karakteri qe duhet te prezantonin.

Nder te vetmet skena seksi, kur mendoj, te cilat me kane bere pershtypje sepse kane qene brenda karakterit jane: Jude Law kur ishte sniper ke nje film me Rusine, ne nje uzine te shkrete dhe ben seks me partneren partizane; dhe dy eshte filmi me Aleksandrin e Madh ke krevati mbasi kishte pushtuar nje mbretesi dhe pricesha kishte frike se do perdhunohej, kur nderkohe Aleksi e kishte mendjen ke meshkujt.

Ne vend te trete per mu eshte Berry ke Monster, skena te shemtuta po brenda personazhit.

Eshte njesoj si industria e muzikes. "Divat" ne ditet e sotme po kane frike me kendu live sepse ka shume talente te reja qe i sfidojne live ne platforma te reality shows.

 

ajo skena te kazerma me partizanen eshte shume hot smiley ne fakt. mbase ngaqe une kam qene adoleshent kur doli filmi, por gjithsesi, m'u duk shume seksi ajo skene.

Edhe ajo skena me demi moore te ai filmi me 1 milione dollaret, kur e ben me burrin pasi ka marre leket me duket?... hahaha, tani me kujtohet qe e kishim ne vhs dhe mblidheshim me shoket e shikonim vetem ate skenen, kur s'kishim prinderit, dhe e pame me aq shume detaje sa diktuam nje gabim, kur ajo heq bluzen, por ne nje skene tjeter del prape me bluze, pastaj prape pa bluze. smiley

Po Ishte seksi . Se rrinte me ore te tera ne prite me snajper. E ne moment lufte, kerrciste pushka ato gjithe balte e djerse mbaruan pune. Film I bukur meqe ra fjala. smiley. Ne lidhje me temen, Hollywood eshte drejt teknologjise. Me 3d e IMAX . Ka shku bileta me pa nje film me kukulla 16 dollare. Po me sex Valle? 

Seksi me partizanen? Bo, dhe ne teme filmash juve e politizoni gjene. Pse jo seks me ballisten? 

j/k but yes, dhe mua me behet qefi qe po i bie vlera shitese seksit thjesht per seks ne filma. Kur te na teket per te pare porno shofim porno, s'kane pse na e fusin si spec (jo dhe aq) djeges ne filma. 

Ne kete pike, mbase ilustrimi im me "Secretary" s'ishte i duhur per artikullin, pasi aty seksi jo vetem qe s'eshte i egzagjeruar, por dhe mese i justifikuar.

Bo ca koincidence; filloi te me haje dora.

P.S. Dhe jo, s'kam asgje kondra temes qe do te hapesh ti ne lidhje me filmat/skenat e preferuar(a) erotike.

Thekthi ndoshta nuk shitet ne Hollywood,por ne Kosove eshte gjendja krejt ndryshe.Revistat me poster te Shkendije Mujes shiten si havlla,qofshin ato  politike apo revista sociale.

p.s.

Belul,xhibin duhet kuptuar sepse ai eshte vetem njeri nga shume yankee-shqiptaret smileyJane te rrethuar me amerikane tipike 200 kilogramshe,e me lakore trupi te ngjajshme me ato te bojlerit sanitar smiley

Xhibin duhet sjellur nje here ne Amsterdam apo Antwerpen ne menyre qe te ç'mallet,e mos t'i bie ndermend mâ kurre fjala thekth smiley

ka kohe qe kane dale nga moda skenat seksi ne filma

qe me hyrjen e viteve 2000. ne fakt, fiks me aksesin me te lehte te pornos.

Po te shohesh ne Aleksa, faqet porno jane ne top 20 si me te klikuarat ne cdo shtet te botes, kshu qe...

Miro je i modh plako. Vetem i pytje kisha, se e kam vo re qe i kthen te gjithve pergjigje kshu vetetime me video dhe foto. 
Ku e gjen gjithe kte koh me i kerku ne internet mer burr, apo puno me noi departament marketingu dhe e ke profesion? Gjithsesi respekte smiley 

po ka plot skena erotike te realizuara mire.. p.sh Patrick Swaezy me Demi Moore.. kjo e fundit me duar te squllura se ishte duke dhene forme pocit prej balte..smiley

Haha, mbaj mend qe me perzune nga dhoma kur u dha ai film per here te pare ne nje tv shqiptar, sapo nisi kjo skena. Shyqyr qe ishte ne fillim, se s'do ta kisha pare filmin. Sepse pastaj u penduan, se doli film tamam, dhe me moren prape ne dhome qe ta shifja, se ishte film i bukur, dhe pastaj s'me zinte gjumi prej atyre hijeve qe vinin e merrnin robt e keqij e benin ate zhurmen e frikshme. smiley

Një bursë studimi me vlerë 100 mijë dollarë për atë që do të arrijë të shpik prezervativin e së ardhmes....

Xhibolja s'po gje dot kllufin do me heq gopin nga skena smiley

meqe na kujtuat Titanikun, e kujt ishte ajo dora te xhami i makines? Gjindja mund te kete fituar rezistence nga skenat e seksit neper filma dhe kjo 'eshte e favorshme per producentet, megjithate pornografia me duket shkaterrimtare ne cdo kohe (po flas e pozicionuar sipas gjinise ne kete rast).

P.S.: Pas vitit 2000, i vetmi film tek i cili me ka pelqyer skena e seksit, ka qene "Oyster farmer" (nga filmat qe kam pare, kuptohet)

"pornografia me duket shkaterrimtare ne cdo kohe"

 "i vetmi film tek i cili me ka pelqyer skena e seksit"

Nuk e kuptoj, nuk e kam pare filmin, dhe nuk e imagjinoj se si mund te kete qene kjo skene seksi pa qene porno shkaterrimtare. Nuk eshte se du te eksitohem, por jam kurioz te di teknikisht se si mund te realizohet kjo mrekulli joshkaterrimtare. 

Ke parasysh "Femrat" e atij rusit ne Amerike? Ovski a me ca i mbaronte mbiemri?

Kur jane mainstream nuk jane porno smiley. Po ta kishte shkruar te njejtin liber nje autor i panjohur, do te ishte porno. Keshtu dhe erosi. Justifikimi eshte qe ne filmin mainstream qellimi ishte tregimi i nje historie te bukur, ndersa tek porno qellimi eshte pornoja dhe kaq. Eshte si puna e rakise. Kur pi nga pak, merr vesh nga alkooli. Po pive shume, je pijanec i keq.

Per mua jane te dyja mire, te dyja te nevojshme.

Te njejten gje do te thoja dhe une: nje skene seksi joerotike, per mua eshte pornografike.

Pervec mosfilmimit te genitaleve qe nuk diskutohet, jane dhe personazhet me karakteristikat dhe jeten e tyre ne sherbim te te cileve realizohen skenat e ndryshme.

E pritsha si pergjigje, pak ashume si me dallimin droga te lehta e droga te renda, vetem se ketu pergjigja mer forma eksituese erotike. Ne fakt ishte nje test per gjendjen e shkaterrimit logjik, dhe specifikisht per fee qe ka bere disa komente interesante.

Po pse o Heretik, ne jemi njerez prej mishi, s'mund te shpreh une pelqimin tim per nje skene erotike, pa u fokusuar ne efektet demtuese te saj mbi mua?

C'ke e dashur fee, ti ne daç luj edhe filma porno, e si mund te ndaloj une te besh c'te duash? Thjesht me interesoi profili yt si thash me lart per disa komente, dhe jo ti personalisht, qe nuk te njoh e s'kam se si, e jo pastaj te bej edhe policin me ty. Ne internet has lloj lloj tipash, dhe jo gjithmone negative ose ngjyre gri. Me interesojne disa tipa personash qe kane nje profum te veçante. Se mos e mer per kompliment porno e?

Permbahu kur thua "ne", se une psh nuk futem tek "ne", nuk jam vetem prej mishi, dmth thjeshte muskul, jam edhe diçka tjeter me e komplikuar.

As pyetja ime nuk ishte personale i dashur Heretik.  Dhe nje here po ta shpreh me ndryshe: kur bera diferencen midis pornos dhe skenave ne filma permenda elementin subjektiv qe eshte erotika dhe nja 2 elemente objektive. Keto, jo duke marre si pike referimi pranine ose jo te efektit shkaterrimtar te lartpermendur. Ndaj preferencat e mia s'kane lidhje me keto qe thashe, ndaj dhe nuk eshte ne analogji me drogat.....se po ti hyjme ne te thella, shkaterrimi ditor i logjikes erotike mund te me kete ardhur dhe nga fakti qe sot ka qene nje dite e lodhshme, kam asistuar ne 2 operacione, nje hernie skrotale dhe nje heqje mitre. Ndaj nuk cuditem me njeri, as me ty kur me te drejte me thua qe s'je njeri vetem prej mishi dhe une mendoj "Po heretiku, mos po perbuz gje mishin?", as me veten time, nqs ne kete pike do te thoja qe Maria beri gabim kur u zotua se s'do te pranonte asnje burre ne jeten e saj, ndaj Zoti nuk e la ate t'i shpetonte pergjegjesive, duke i dhuruar nje mrekulli si shtatzania e saj e papritur.

nje hernie skrotale 

jam kurioz, kush ia rruajti t*pet?

p.s: nje ore per t'i kthyer pergjigje??? shume je menduar... smiley

ti qofsh qe interesohesh per depilimin e tjetrit.

 p.s: nje ore per t'i kthyer pergjigje??? shume je menduar...

pse si ty jam une qe ve peshkun perpara nevojave te tjera jo domosdoshmerisht bazale jetesore?

une thjesht kisha frik mos ia kishte rujajt ti, pa jo per gje. smiley

te pakten i funksiononte (refleksi) muskuli kremaster*?

i njeh mire nevojat e mia ee?

*per ata qe se din. kur njera ve gjuhen e nxeht, muskuli leshohet, se kokrra ka vap smiley kur ve doren e ftoht muskuli terhiqet/tkurret se kokrra ka ftohte. 

Fee, tani qe me tregove llojin e profesionit qe ke, testi nuk vlen, paske nje profesion qe "mishezimin" e ka si rrezik semundje profesionale. Aq me teper ti qe paske rrezikun e kasapezimit kirurgjik. Edhe kesaj rradhe hunda ime sqimatare nuk ka gabuar ne nuhatjen e profumit, i cili shtohet si mbivlere e sakrifices, qe zakonisht eshte sakrifice pikerisht se shkaterron sakrifikatorin. Fjalia me doli pak e komplikuar, por nuk di ta shpreh ndryshe. Por ajo qe ka rendesi eshte qe une te pershendes si heretik qe nuhat profumin sublim te mishit te sakrifikuar. Moj, se mos e merr pershendetjen ne menyre mjeksore, si ere mish i pjekur e kukurec i djegur ne autodafe, moj fee, me i çike gjize, i çike raki ... 

hahahah, shume i kendshem ky komenti yt Heretik, flm qe sprucove profumin tend te arte te zi smiley

Po ngaterroni skenat erotike, te permendura me lart me porn. As Spartacus ( seriali) nuk quhet porn. smiley

Skenat e spartakut i gjen me shume ne faqe porno se ne youtube, po t'i kerkosh. smiley

Vertete? Se di ku gjenden. Po ketu jepet ne tv. Cdo te premte, seri e re. Ne fakt eshte midis Eros dhe porn. smiley

Di gje une? Une kam pare vetem skenat erotike smiley

kisha pershtypjen se ishte film, mbase ka qene seriali

Olso pse nuk e ve kete kryeveper te Rubensit andej nga tema me pedofile? Kishe per te korr sukses te madh.

Sa shume qe qeke eksitu ols, aq sa nuk kupton as ironine per cica ala Rubens qe te pelqejne aq shume.

I ke pare mire? Ne rastin me te keq jane 2xcica ala Rubens.

Marove me sukses pun ti i her, se kjo ka rendesi, ato diskutimet artistike Rubens me dy cica dhe Felin me dy thela te rrumbullakta jane ne funksion te asaj "gjese".

Me gjej ate filmin qe kam shkruajtur tek postimi poshte edhe pastaj ta them. smiley

me duket  se  e ka fjalen per  kete aktoren olso..   ngjan cik me grate, chubby/ te shendosha qe Rubens  kishte qejf ti pikturonte..smiley

 

p.s  e paska dhene heretiku vet pergjigjen, sory.smiley

Po lere rehat o Belul sa te mbaroje orgazmen, pune minutash eshte, pastaj i fut nje te fshire ligavecit ne pantolla, edhe une kot e shqetsova.

ndersa  kjo skena   verteton ate shprehejen e lashte:  seksi/dashuria  kalon nga stomaku..smiley

hahaha, I love hot shots

nga filmat e mi te preferuar, me gjithe ato te leslie nielsen

pale ajo skena kur e sheh nga kembet e jane aq te gjata sa s'mbarojne smiley

e madhe, do ta shoh sonte

thx qe ma kujtove

Iku edhe nje tjeter te ferkoje ligavecin, njeri pas tjetrit po bien pre e veres herojte tane te diskutimit historik porno-erotiko-pedofilik.

smiley na mo, se ky eshte komedi, s'eshte ashtu ca po mendon ti

p.s

kete "ligavec" s'e kisha degjaur ndonjehere. smiley ca domethene ne kuptim te pare?

caaaa? une po mendoja ndonje gje me te madhe e me pak te qullet. lol bllah

tip ligament... tip kocke

Ka qene nje film gjerman me nje grua te beshme qe jetonte vetem dhe qe kishte simpati per nje tip me te cilin me se fundi arrin te kete marredhenie. I rashe shume shkurt subjektit. E kam pas pare i vogel edhe kete.

Ju mbahet mend titulli?

Nje here arrita ta gjeja, por pastaj i humba gjurmet serish.

e paske pare ''i vogel''   kete filmin thua....  

pse shtua,   paska qene eksperience traumatike...   keshtu spjegohet  pse  gjtihmone  sjell   ikona femrash te beshme   ketu te peshku..smiley

Shume info ke dhene. lol. Jep me shume se nje grua e beshme beri sex me nje. smiley. Mbase ta gjejme prape, them. 

SUGARBABY!!!

Oh yes!

Titulli origjinal: Zuckerbaby! Hajde me e gjet kete.

Te njejtin hall pata edhe une para ca kohesh. Seç mua kujtua nje film* qe kisha pare vite me pare ne tv e doja ta shikoja prap. Po tilullin lesh, s'mbaja mend gje. Hec e kerko tre dite, neper internet, forume, e jutjub. E gjeta. S'ia ke idene ca kenaqesie, edhe per kujtimet. 

*me kallamare, nendetese, endrra, etj etj

S'e mbaj mend. Me duket se ne nje fare pike ky tipi zhduket.

Eshte nje film qe flet me se shumti per vetmine. Jemi ne vitet 80.

Pashe qe e kishe gjetur, do te te kisha sugjeruar Aliun (frika ha shpirt).

Ia vlen ky? Apo si puna i "endes"?

paske qene i thekur.. per ksi temash smiley 

Mua me ka pelqyer shume. Mund te te vije disi skematik por skematizmi nuk eshte nga halli.

Po tani po ta thamë ku do qëndrojë kuptimi i skenave të seksit? Ata çapëlohen dy orë për atë të shkretë "ende" ti pyet si mbaron?

 

E dini si e gjeta kete filmin: ne google: german film fat woman lonely dhe me dolen 10 filmat me te mire me fat women. Edhe heren e pare keshtu e kisha gjet.

http://www.mademan.com/mm/10-best-fat-women-movies.html#vply=0

heretik tek filmi "Fat Girl" ke goxha material nga ai qe mendon ti. Ne skenen finale kjo vajza e shendoshe perdhunohet nga nje barbon pasi ka pare vrasjen e dhunshme te nenes dhe te motres.

O njerez e gjeta pra! Quhet Zuckerbaby (1985)

Shiheni "Fat Girl" sepse ja vlen. Ndjese qe i bera Spoiler finales.

Nejse, sipas meje finalja paraqet egzaktesisht cfare kjo goca donte: vdekjen e te emes dhe te motres te cilat i urrente apo i kishte konkurente (ne nje fare menyre) dhe seksin e eger dhe primitiv.

Eshte shume psikologjik.

Per hir te se vertetes paralajmerimi duhet te jete: film psikologjik, sugjerohet prania e te rriturve. 

Hyn Good Will Hunting tek filmat psikologjike? E pashe per here te pare javen qe shkoi (e dija qe ekzistonte, por s'e kisha pare) dhe me pelqeu shume. shume.

per ca flet ky se nje me nje ushtarak te stervituar qe kishte shkitur pak sikur e pash edhe une para ca javesh ne tv me pelqeu. me ate ...tomi xhonsin. apo s'eshte ky qe thua?

jam dobet me titujt, dobet fare.

Eshte shume film i famshem, eshte turp qe s'e kam pare, sepse e kane pare te gjithe.

Eshte ai me Met Demon qe eshte gjeni. Luan dhe Robin Uilliams ne rolin e profesorit, si dhe Ben Aflek. Madje eshte shkruar nga Ben Aflek. Film fantastik. Cdo dialog ishte me vlere.

ja skena e famshme

http://www.youtube.com/watch?v=ymsHLkB8u3s

Met Demon

Pse ene Metja lu aty e???

U be Metja i Permetit... po edhe Bushi yne, xhind eshte!

Per Met Demin qe ka pas shpine te 21-shi!

U trasha, per Zotin. S'po e bej dot lidhjen e batutave tuaja. 

Muhamet Demi mer qe ka shperthy ambasaden gjermone.

Nga gjermania vajti ne amerike e tashti ka fillu me lujt neper filma...ka lujt te Taken 2

A je nga Tirona ti???

Nuk e njef njeri me mbiemer o Ron. Thuji tjetrit emrin qe ka pas ne lagje Meti i Tixhes

Met Bega... po mund te jet edhe Met Selimi..smiley

OK, me Deionin e Ronin kam folur te tema e vizualizimit erotik, por s'mbaj mend te kemi folur per ndonje Met. What's going on, guys?

O Bledar po ti vet mer e the me lart qe te Will Hunting lu Met Demi!!!

 

Po ho mer burr se na trashe dhe ne!

 

O po juve s'jua qaj hallin, se duket qe ju vjen natyrshem trashja. smiley Por mua me pelqen kthjelltesia qe kam ndaj s'dua te turbullohem me metëra

Po ti vet e turbullo ujin mer burr!

A the qe Met Demi lun te filmi Will Hunting???

 

me ngaterroi "dy cope sot", akoma s'e kam kuptuar per ku e kishe fjalen, ndaj thashe

nejse

 

"dy cope sot" ka qene batute qe thot Met Demi te filmi Liri a Vdekje. 

vertet se ke kuptuar akoma? booosmiley      a the te komenti me siper:   '' Eshte ai me Met Demon qe eshte gjeni....

 

mos doje te thoje: Matt Damon...smiley

Edhe mos ndrysho 'demon' Belul. Lol .  Djali e shqiperoi. Ska ndonje gje. 

jo belul, moza, ate e kuptova une, por s'po kuptoja ate "cope dy, sot". smiley

Për cilin Met e keni fjalën se ne në fshatin tone kemi 3 Mete.

ti thua per ate qe lyente koken me  bloze qe te mos i shihej tulla... jo, jo ai.

Jo ai Met mër. Meti, ai i gjati, qe e vinim gjithmonë në portë kur luanim futboll tek Politeknikumi. Qe shqepi pantallonat tu kapercy hekrat. S'e mba men?

ska faj Dashi qe kerko qeveri te vogel, nji fshat 3 ministri kto

aaa e di e di, e kam pare nja dy here. heren  e fundit nga Rai Movie (Olsi!) para ca javesh.

kshu ne pergjithesi mire, por kishte ca skena sidomos me dashuricka qe s'me pelqyen sepse nje mardhenie te tille pak a shume me njeren kam pat vet, vetem se ajo nuk qante ne syte e mi. 

po nejse, po do pak psikopatipsikologji, po me pikpamje origjinale, gjej nje film me tomi li xhons dhe aktorin kryesor qe s'ja mbaj mend emrin, ky i fundit ishte stervitur nga tomi, per logari te ushtrise amerikane. dmth misione neper bote, ne nje pike shket pak nga vetja e fillon te gjuaj njerez. jeton ne pyll. etj etj ne fund tomi e vret ne duel.

interesant,

 

Shume i bukur.

Mbaj mend qe e kisha pare dikur tek nje TV italian, por pas skenes se barit dhe kur zgjidh ekuacionin ne klase, hynte ne filozofira e do te me kete lodhur, ndaj e kam lene pergjysme ne ate kohe. Kur e pashe tani  si i rritur zbulova qe dhe gjysma e dyte ia vlente shume.

E kam pare kete para disa vjetesh. Ky djali mos quhet gje HOLDEN?

Jo, quhej fiks Will Hunting smiley.

Por atehere s'e kuptoja shume si film.

Bad ose Bed Will Hunting me duket...

Por atehere s'e kuptoja shume si film.

Po lene Bame tashti pse e ngatarro. Ky shyqyr qe e kuptoi si film, ti tashti ja ngatarro titullin.

Thanx Trop. Me duket se kam pare trailerin e atij filmit.

Nje film tjeter me permbajtje erotike (edhe pse ne fakt eshte shume psikologjik) eshte nje film me duket prodhim neo zelandez: nje grua per arsye te veshtiresive financiare punesohet ne nje tip erotic shop ku meshkujt fusin ate ne nje vrime te caktuar ne mur si tip aparati, hedhin xhetonat dhe kjo nga ana tjeter e murit i masturbon.

Ndjese per banalitetin ne te shprehur, por pak a shume keshtu eshte.

Kush e di titullin? E kam pare vjet tek Rai Movie.

hem me seks, hem me vrasje thoni ju ?

uf aman, mezi perballohet vetem njera smiley

Mo mire Ezeli , ene fle rehat naten

Duke prit per Ronin per te na tregu se ku qendron oguri per 23 qershorin ksaj rradhe.

megjithmen nuk e shef ogurin ti???

duhet germu thelle me gjet ogur ktu o plak, nuk mirrna me ato gjona ne

Vecse kur sheh filma me skena erotike, te gjithe te pranishmit ne dhome fillojne dhe skuqen nga turpi, kaperdijne meshtymen. smiley

 

nuk e dija  qe kete  ''skenen klasike''.smiley   me Marlon Brandon,  e kane perdorur  per ti bere reklame gjalpit..smiley

hahaha e madhe, sa te forte qe jane

Eh kush qenka aktorja kryesore, Marianne Faithfull, ish e dashura e Mick Jagger. Kengetare edhe vete gjithashtu qe me pare se Mick-i ta conte ne rruge te keqe.

http://youtu.be/MgtDRTVqEmo

ama xhibi e paska hap kte teme smiley

smiley Dailymotion eshte fantastik. Ka cdo skene seksi te cdo filmi, mjafton te kerkosh titullin dhe sex scene. Skene e cuditshme vertet ajo qe pashe une tani smiley. Por ajo qe pelqehet me shume ne filma te tille kam pershtypjen se eshte pasioni qe i japin aktoret, ndaj terheqin me shume se pornot. M'u kujtua me sa ngulm me kerkoi nje shok (i martuar) t'i mesoja si te shkarkonte Unfaithful me Richard Gere, nja nje muaj pasi i kisha qene ne dasem. smiley As ky s'i kishte keq skenat.

Alamet milfi eshte Djana. Ka ca skena shkundje ne banjo dhe nje kur del nga ashensori me te kenaq smiley

E kam pare, dhe ky eshte i bukur e sharona eshte shume hot ketu, sidomos tek nje skene tjeter qe mbaj mend, pas nje kolone te korridorit, kur kjo hyn fshehurazi te shtepia a dicka e tille. Gabim Hollivudi qe s'do te beje me kshu gjerash smiley

haha, tani qe po lexoj komentet, po me kujtohet skena e nje filmi italian, ku ne kinemane e qytezes filmat filluan te mos censuroheshin dhe s'mbahej me mileti spektator.

Skena ne film ishte komike, prandaj m'u kujtua. Cinema paradiso me duket se titullohej filmi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).